A është dorëhequr nga posti i drejtorit në Policinë e Shtetit? Reagon për herë të parë Gledis Nano

Shqipëria

A është dorëhequr nga posti i drejtorit në Policinë e Shtetit? Reagon për herë të parë Gledis Nano

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 16:49
Gledis Nano.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për një dorëheqje të mundshme nga ana e tij.

Për Report TV ai është shprehur se nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë as në ditët në vijim.

“Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”,raportohet të ketë thënë Gledis Nano.

Ai e mban këtë post që prej Tetorit të vitit të kaluar, ku zëvendësoi ish-kryepolicin Ardi Veliun.  Lajmi për dorëheqjen e tij qarkulloi sot në media, ndërsa në rrugë zyrtare nuk ka pasur asnjë reagim as nga Nano dhe as nga institucioni që ai drejton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat