Regjistrimet në universitete, 1200 kuota në fakultetin ekonomik

Shqipëria

Regjistrimet në universitete, 1200 kuota në fakultetin ekonomik

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Data 2 shtator shënon nisjen e procesit të regjistrimit për të gjithë ata maturantë, që kanë fituar të drejtën të ndjekin studimet e larta, në një nga 39 universitetet publike dhe private në vend.

Në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, një nga më të kërkuarit, që këtë vit akademik ofron 1200 kuota për 4 programe studimi.

Studentët:

“Kam fituar për Administrim Bisnesi. Dokumentat që duheshin për t’u regjistruar janë dëftesë dhe diplomë e noterizuar, si dhe fotokopje e kartës së identitetit. Kjo është dega që zgjodha dhe u regjistova direkt, megjithëse kam fituar edhe në të tjera. Ka prespektivë punësimi ndaj”.

“Unë vij nga Kruma e Hasit. U regjistova në Administrim Biznesi. Bachelorin do ta bëj këtu, ndërsa Masterin e planifikoj për jashtë”.

“Kam fituar për Gjuhën Frënge. E kam dëshiruar shumë këtë degë, pasi edhe mundësitë e punësimit janë të shumta në treg. Mund të punësohesh mësuese, në zyrë përkthimi, administratë, agjenci turistike apo edhe në Call Center ashtu si shumë të rinj, pasi pagesa për Frëngjishten është më e lartë”.

“Fakulteti ynë ka 735 kuota për 8 programe studimi, dhe ka rreth 3500 aplikime. Fakulteti I Gjuhëve të Huaja ka veçanti atë që, studentët pajisen me dije dhe aftësi në gjuhë dhe kultura të ndryshme. Gjëja më e mirë për këta studentë është se pas investimit të bërë për të kryer studimet e larta, ja dalin të punësohen shumë shpejt”, tha Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Mbi 21 mijë maturantë në vend kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta. Procesi I regjistrimit është organizuar në 7 faza 48 orëshë dhe nis në 2 e mbaron në 15 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat