Balla: Do ngrihet komisiojn për rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit, me rëndësi despiunizimi i politikës

Shqipëria

Balla: Do ngrihet komisiojn për rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit, me rëndësi despiunizimi i politikës

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 18:59
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha në fjalën e tij në nisje të seisonit të ri parlamentar se një komision i posaçëm është dakordësuar në konferencën e krytarëve, në lidhje me rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE.

Ai gjithashtu u ndal edhe te ligjet e propozuara nga Autoriteti i Dosjeve, duke i kërkuar edhe opozitës të mbështesë nismën për “despiunizimin e politikës shqiptare” siç e quajti ai.

“Sipas adetit, kryetari i grupit të shumicës i duhet që përveçëse të thotë me pak fjalë objektivat e mazhorancës në këtë sesion të tretë të kësaj legjislature, të them edhe dy fjalë mbi ato që u thanë nga kolegët e pakicës parlamentare. E falenderoj zonjën Açka për kujtesën që bëri për atë që përfaqëson 5 shtatori, që është edhe dita ndërkombëtare e bamirësisë. Kuvendi duhet të ketë më shumë vëmendje për sa i përket shtresave në nevojë.

Kuvendi nuk do të mbetet mbrapa sa i përket rolit që ka në çeljen e negociatave. Kuvendi ka rolin udhëheqës në këtë proces, të jetë e qartë edhe për qeverinë.

Kemi dakordësuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar rolin e kuvendit të Shqipërisë. Do jetë komision me mandat shumë të shkurtër për të përqasur rolin në këtë proces të ri. Komisioni i posaçëm duhet miratuar.

Çështja e despiunizimit të politikës shqiptare është me rëndësi dhe mendoj që ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore të Shqipërisë, kërkon reflektim nga kuvendi. Grupi i PS ka depozituar dy projektligjet që erdhën si poropozim i Autoritetit të Dosjeve, kërkojmë edhe mbështetjen e opozitës. Kjo duhet bërë me urgejncë”, tha Balla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat