“Ju duket i gjatë Rama, por ne do ta palosim”- Ilir Meta paralajmëron: Kupa është derdhur prej kohësh!

Shqipëria

“Ju duket i gjatë Rama, por ne do ta palosim”- Ilir Meta paralajmëron: Kupa është derdhur prej kohësh!

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 19:26
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama se do ta rrëzojnë nga pushteti me protesta qytetarë dhe me zgjedhje.

Nga Berati, ku zhvilloi një takim me strukturat ish-Presidenti tha se kupa është derdhur prej kohësh, ndërsa tha se “do ta palosim, pavarësisht se duket i gjatë”.

“Kupa jo vetëm është mbushur, por është derdhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të hjithë pushtet në Shqipëri, duke blerë ish lidhershipin e opozitës, i cili e futi në një qorrsokak popullin opozitar sipas marrëveshjes që ishte bërë prej kohësh Rama-Basha, për të djegur mandatet, për ti lënë pushtetin Ramës dhe për ti dhënë drejtësinë. Nuk e paktën kënaqësinë të shkarkonin edhe Presidentin Meta sepse ishte plani i tyre monstruoz. Unë vij edhe nga kjo zonë e bekuar dhe nga një mal fatdhënës. Tani është koha t’ja marrin të gjitha pushtetet Ramës dhe ‘tja kthejmë popullit. As PL, as PD, as çdo partie tjetër, por do t’ja kthejmë popullit dhe ti japim mundësinë që të ushtroj referendumin që këta e kanë bllokuar.

Ne e dimë ku është fuqia jonë, jo të parlamenti sepse është pak më mirë se parlamenti i kërparatave. Ka deputetë opozitarë me integritet, po ka deputetë që kanë marrë vota dhe i bëjnë shërbime Edi Ramës, duke përfituar nga ai, shërbimi që ai di të korruptojë opozitarë të pakarakter dhe të Panderë. Ne do ta shembim Ramën me protesta qytetarë dhe me zgjedhje. Do ta palosim, se ju duket i gjatë ju ai, në atë mënyrë që e meriton”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat