Çfarë deklaronte Gledis Nano në mediat franceze para se të shkarkohej: Ka pasur rrjedhje informacioni nga…

Shqipëria

Çfarë deklaronte Gledis Nano në mediat franceze para se të shkarkohej: Ka pasur rrjedhje informacioni nga…

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 20:49
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano para se të shkarkohej nga detyra ka dhënë një intervistë për emisionin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole. Ndër të tjera, Nano është shprehur janë arratisur 14 kriminelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano për televizionin francez, duke shtuar se është e paqartë nga ka rrjedhur informacioni.

Megjithatë Nano ka thënë se disa personazhe të botës së krimit janë arrestuar gjatë drejtimit të Policisë prej tij. Ndërsa u ndal tek reforma në drejtësi u shpreh se ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë që janë shkarkuar dhe kjo ka bërë që të ngadalësohet puna e institucioneve ligjzbatuese.

“Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”.

Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse nëqoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, ka thënë ndër të tjera Nano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat