Dyshohet se ka rënë nga hapësira mes dy pallateve, vdes 60-vjeçarja në Gjirokastër

Shqipëria

Dyshohet se ka rënë nga hapësira mes dy pallateve, vdes 60-vjeçarja në Gjirokastër

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Gjirokastër, ku një grua është gjetur e pajetë.

Gruaja, e identifikuare si Aksinja Lulo, është rrëzuar nga hapësira mes dy pallateve, në lagjen Kodra e Shtufit.

Nuk dihet si ka ndodhur ky incident tragjik, ndërsa banorët e pallatit kanë qenë ata që kanë parë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.

Nuk dihet nëse viktima ka qenë banore e pallatit apo nëse rasti është një vetëvrasje, apo ka ndodhur nga pakujdesia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat