Ilir Meta zbulon datën dhe vendin e protestës së parë

Shqipëria

Ilir Meta zbulon datën dhe vendin e protestës së parë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:00
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar protestën e parë të kësaj force politike, pasi ai mori drejtimin e saj. Meta bëri të ditur se protesta e parë do të jetë më 13 shtator në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.

Meta e quajti vendin e protestës së thirrur nga PL si “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë, ndërsa ftoi qytetarët që të marrin pjesë.

“Të martën që vjen protesta e pare tek inceneratori Tiranës. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, neë 13 shtator, ora 18:00, në  inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetaret. Ftojmë të gjithë ata që kanë dëshire të protestojnë”, deklaroi Meta gjatë një konference për shtyp.

I pyetur nga gazetarët se përse u zgjodh inceneratori i Tiranës për të nisur protestat, Meta tha se në çdo aferë është i përfshirë kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Në çdo aferë është Edi Rama. Ai garanton pandëshkueshmërinë për të gjithë ata rilindasit më të vegjël. Kudo është ai. E ka dorën e gjatë shumë”, deklaroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat