58 vjeçarja humbi jetën në plazhin e Shëngjinit/ Policia tregon shkakun, zbardhet identiteti i viktimës

Shqipëria

58 vjeçarja humbi jetën në plazhin e Shëngjinit/ Policia tregon shkakun, zbardhet identiteti i viktimës

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Policia e Lezhës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në plazhin e Shëngjinit, ku një 58 vjeçare humbi jetën.

Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se viktima e identifikuar si Violeta Rroku ka humbur jetën si pasojë e shkaqeve natyrale.

“Shëngjin / Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në zonën e quajtur “Skalierat”, Shëngjin, shtetasja V. Rr., 58 vjeçe, banuese në Shëngjin, sapo është futur në det ka humbur ndjenjat.

Vrojtuesi i plazhit dhe pushues të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçares, e cila më pas është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale

Vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat