Zbulohet vendbanim prehistorik në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon, i përket periudhës së Neolitit të hershëm

Shqipëria

Zbulohet vendbanim prehistorik në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon, i përket periudhës së Neolitit të hershëm

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 18:19
Ilustrim

Një tjetër vendbanim prehistorik, krahas atij të Buqezës, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon.

Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë, në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut, Serbia etj, prej pak ditësh kanë nisur në këtë zonë gërmimet, raporton gazetarja Iris Rezhda.

Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit "palafit" në Buqezë.

Tipologjia e ndërtesave në të është mjaft e veçantë.

Sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat