Masakroi me thikë fqinjin sapo doli nga dera e shtëpisë! Del foto e autorit Fatmir Manellari, është ende në arrati

Shqipëria

Masakroi me thikë fqinjin sapo doli nga dera e shtëpisë! Del foto e autorit Fatmir Manellari, është ende në arrati

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 14:28
Fatmir Manellari

Ky është autori i krimit të rënë në Pogradec, Fatmir Manellari i cili i mori jetën fqinjit të tij 65-vjeçarit, Safet Hyskollari pas konflikteve të vazhdueshme për një copë tokë.

Tre ditë pas ngjarjes, autori është ende në arrati.

Si ndodhi ngjarja

Krimi u regjistrua në fshatin Gështenjas pas konflikteve për një copë tokë midis fqinjëve.

Burime thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga SHBA-ja në fshatin e tij. Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Konflikti i fundit është regjistruar pasditen mbrëmjen e së mërkurës, konflikt i cili ka përfunduar me vdekjen e 65-vjeçarit Hyskollari.

Gjatë ditëve të fundit, viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubave prej betoni. Autori pretendon pronësinë e ish-Kovaçhanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.

Autori Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e djeshme tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65-vjeçari ka dalë nga dera.

Policia nuk ka gjetur thikën, me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat