Sulmi në sistemin TIMS, Aeroporti i Rinasit: S’ka ndërprerje fluturimesh

Shqipëria

Sulmi në sistemin TIMS, Aeroporti i Rinasit: S’ka ndërprerje fluturimesh

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Aereporti i Rinasit ka dalë me një njoftim pas sulmit kibernetik në sistemit TIMS.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, bën me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport

“Fluturimet e nisjes dhe mbërritjes vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim.”- thuhet në njoftim.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.

Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u sulmuan sistemet qeveritare. Për këtë arsye Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat