Blushi publikon foton: Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit për 6 vite, krimi më i madh i Ramës dhe Veliajt

Shqipëria

Blushi publikon foton: Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit për 6 vite, krimi më i madh i Ramës dhe Veliajt

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 08:17
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një fotoje të publikuar në Facebook ka treguar tkurrjen e gjelbërimit në zonën pranë parkut të liqenit.

Fotot e publikuara janë me një diferencë prej 6 vitesh. Teksa në foton e parë shihet zona e gjelbëruar. Në foton e realizuar pas 6 vitesh, gjelbërimi i ka lënë vendin betonit.

Image

 

Blushi thekson se pylli orbital i betonit është krimi më i madh që kryeministri Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

“Pylli orbital i betonit është krimi më i madh që Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

Askush, madje as Belinda, nuk mund të fshihet dot pas dokrrave me mistere për ata që dhanë leje për këto monstra betonarmeje.

Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit tek ish-Sheratoni nga viti 2016, në vitin 2022!”, shkruan Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat