Samiti që bën bashkë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Bajram Begaj vizitë zyrtare në Slloveni!

Shqipëria

Samiti që bën bashkë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Bajram Begaj vizitë zyrtare në Slloveni!

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:36
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj është nisur për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Presidenca bën me dije se ai do të marrë pjesë në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.

Ky takim bën bashkë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi vjen në një moment kyç për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas zyrës së kreut të shtetit, takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat