Makina përfundon në kanal, plagoset shoferja dhe një fëmijë

Shqipëria

Makina përfundon në kanal, plagoset shoferja dhe një fëmijë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Në vendin e quajtur “Ura e Spates” një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë.

Mësohet se mjeti po vinte nga Klosi dhe është përplasur me hekurat e urës, duke rënë më pas në humnerë.

Në mjet ka qenë duke udhëtuar një grua bashkë me një fëmijë të mitur. Fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa është plagosur lehtë gruaja, drejtuese e mjetit e cila është dërguar në spitalin e Matit, ndërsa nuk ka pësuar lëndime e bija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat