Shkollat që nuk hapen të hënën, të dëmtuara nga tërmeti, të amortizuara dhe pa nxënës

Shqipëria

Shkollat që nuk hapen të hënën, të dëmtuara nga tërmeti, të amortizuara dhe pa nxënës

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

12 shkolla në Durrës nuk do hapen në ditën e parë të shkollës. Ato janë dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe rindërtmi i tyre nuk ka përfunduar.

Gjithashtu në Qarkun Lezhë, nuk do të hapen 4 shkolla, pasi godinat janë të amortizuara dhe do të rindërtohen. Ato ndodhen në Lezhë, në Ishull-Shëngjin, në Milot dhe një në Gore të Kurbinit. Nxënësit do transferohen në shkolla të tjera. Në Qarkun e Fierit një shkollë 9 vjecare në Patos dhe gjimnazi i Levanit nuk do të hapen, pasi po rikonstruktohen. Prej amortizimit nuk do të hapet as shkolla fshatit Mizë të Divjakës.

Në Qarkun e Vlorës, shkolla e Lapardhasë të Bashkisë Selenicë nuk do të hapet, pasi në të është regjistruar vetëm një nxënës.Në Qarkun e Gjirokastës, nuk do të hapet një shkollë në Këlcyrë të Bashkisë së Përmetit për shkak se nuk është rregjistruar asnjë nxënës.

Gjithashtu një gjimnaz në Bashkinë Libohovë ka numër shumë të ulët të regjistrimeve dhe rrezikon të mbyllet. Por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.

Edhe shkolla e fshatit Seltë në Gjinar të Elbasanit nuk do të hapet, pasi edhe këtu nuk është regjistruar asnjë nxënës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat