Pikasen dy të rinj që po transportonin 8 sirianë në aksin rrugor Vlorë -Babicë, kapet njëri prej tyre

Shqipëria

Pikasen dy të rinj që po transportonin 8 sirianë në aksin rrugor Vlorë -Babicë, kapet njëri prej tyre

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Në aksin rrugor Vlorë -Babicë në rrugën një automjet që transportonte 8 sirianë është pikasur nga policia e Vlorës.

Në momentin që drejtuesi i automjetit ka parë forca policie që po e ndiqnin ka braktisur makinën me sirianët.

Në automjetin kanë qenë dy të rinj shqiptarë. Ata kanë braktisur makinën në afërsi të fshati Xhyherinë. Ndërkohë policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH- ja e Fierit kanë bërë të mundur ndalimin e një prej shoqëruesve të sirianëve të cilin mundën ta arrestonin fshehur në tokat e fshatit Xhyherinë.

Ndërkohë makina që shoqëronte siranët do të merret me karrotrec. Në zonë vijon kontrrolli për kapjen e personit tjetër i cili vijon të fshihet në tokat me pemë të këtij fshati.

Policia po kreh zonën me ndriçues pasi terreni është i  vështirë dhe pa ndriçim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat