Sulmi kibernetik ndaj TIMS në Shqipëri, ambasada amerikane nxjerr mesazhin

Shqipëria

Sulmi kibernetik ndaj TIMS në Shqipëri, ambasada amerikane nxjerr mesazhin

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, që ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Në një postim në Twitter, Këshilli i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dënoi sulmin e të premtes ndaj, Shqipërisë, “aleati ynë në Nato”, duke vënë në dukje se “ky aktivitet keqdashës, pason sulmin kibernetik të 15 korrikut, të kryer nga Qeveria e Iranit”.

Deklarata bën me dije se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara po ndihmon Shqipërinë të zbusë pasojat dhe të rikthejë funksionimin e sistemit”.

Autoritetet shqiptare bën përgjegjëse sërish Iranin dhe për sulmin mbi sistemin TIMS, duke deklaruar se bëhej fjalë për të njejtët agresorë. Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit” dhe se nuk ka patur “asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat