“Nëse ju tradhtoj juve, më parë i fus dy fëmijëve të mi thikën”, Berisha tregon takimin me Azem Hajdarin

Shqipëria

“Nëse ju tradhtoj juve, më parë i fus dy fëmijëve të mi thikën”, Berisha tregon takimin me Azem Hajdarin

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 20:25
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së, ka treguar detaje nga njohja e tij me Azem Hajdarin, që sot mbush 24 vite nga vdekja e tij.

Nga sheshi Demokracia, në Qytet Studenti Berisha solli një episod nga kujtimet e protestave të studentëve, që asokohe udhëhiqej nga Azem Hajdari.

“Kemi ndenjur dy orë me ta për t’u thënë se këtu ishin grumbulluar studentë dhe do zbrisnim në shesh. Ata kishin afruar kamionë për t’i nxjerrë me forcë. S’ju thamë shumë se; jeni të rrethuar, por i bindëm që nuk do të zbrisnin në shesh. Një moment është, vizioni për të qenë lider. Dalim me të te ballkoni i mencës, këtu kishte shumë student. Ata duartrokasin. Na paraqiti me Besnikun para tyre.

Mora fjalën dhe ju them; sot nuk do zbrisni në shesh. Ata brenda sekondave; “tradhtar, tradhtar!” Këtu e merr fjalën Azemi, ju thotë bashkëmoshatarëve të tij; Kam dy fëmijë. Kirin dhe Rudinën. Kur t’ju tradhtoj ju, ju fus atyre thikën në bark dhe jua nxjerr në zverk. Aty ra një heshtje absolute. Ky betim i tij, kjo fjalë, përmbysi çdo gjë. E lartësuan atë në lider. Harruan çdo gjë dhe e dëgjuan dhe e duartrokitën fuqishëm.”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat