Ishte shpallur në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike

Shtetasi me iniciale D. Z. banues në fshatin Belorta, ishte në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 10.09.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat