Berisha: Po të mos ishte anti-mafia italiane Saimir “skfafisti” do të ishte mbi zv.kryeministër

Shqipëria

Berisha: Po të mos ishte anti-mafia italiane Saimir “skfafisti” do të ishte mbi zv.kryeministër

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:27
Sali Berisha

Sali Berisha ka rikthyer “foltoret”. Bashkëbisedimin e parë, ish-kryeministri e ka zhvilluar përmes platformës online me shqiptarët që jetojnë në Itali. Ndër të tjera ai tha se Italia ka rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt tregut dhe demokracisë.

Berisha vlerësoi gjithashtu drejtësinë italiane për luftën kundër krimit të organizuar. Berisha tha se po të mos ishte anti-mafia italiane, Saimir Tahiri nuk do të ishte sot në burg, por me post të lartë në qeverinë Rama.

“Sot janë dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri dhe investojnë pasi kanë krijuar disa kapitale dhe kanë marrë njohuritë për bizneset. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë, por siç thotë Adam Smith, që pasuria përhapet, e vërteta është se nëse është përhapur diçka me më shpejtësi në Shqipëri është biznesi, kultura italiane në të gjitha fushat.

Italia jep një kontribut të madh në luftën kundër krimit. Antimafia italiane ka dhënë kontribute në betejën kundër mafies shqiptare.

Po të mos ishte antimafia italiane Saimir “skafisti” do të ishte sot mbi zëvendës kryeministër të paktën, ne i jemi mirënjohës sepse ata bënë një betejë të vendosur kundër organizata kriminale”, deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat