Sulmet kibernetike/ “Mban njeri përgjegjësi për sekretet e zbuluara?”, Ilir Meta: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare më garantuan se…

Shqipëria

Sulmet kibernetike/ “Mban njeri përgjegjësi për sekretet e zbuluara?”, Ilir Meta: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare më garantuan se…

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 20:57
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta sqaron se ka marrë garanci se nuk do të kishte asnjë problem ndërsa ngre pyetjen nëse mban dikush përgjegjësi që sekretet e shtetit dhe qytetarëve janë buluar.

Postimi i plotë:
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem.
Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat