Nis me sherre Komisioni për Sigurinë Kombëtare, deputeti i PD-së ultimatum Artan Lames

Shqipëria

Nis me sherre Komisioni për Sigurinë Kombëtare, deputeti i PD-së ultimatum Artan Lames

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:53
Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Komisioni pës Sigurinë Kombëtare ka nisur me debate të forta mes të prinishmëve. Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferraj është përplasur me deputetët socialistë me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhjen e sotme.

Xhaferraj u shpreh se korrupsioni në Kadastra sot përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin deklaroi se Lame është pjesë e grupit të punës së caktuar nga kryeministri për titujt e nderit.

Debati:

Xhaferraj: Nuk ka punë drejtori i legalizimeve për dekoratat

Spiropali: Ai është pjesë e një grupi pune për këtë çështje. Është në cilësinë e këtij grupi pune të firmosur.

Xhaferraj: Të lutem shumë kryetar, zoti Lame nuk duhet që të jetë këtu. Ai është cënimi i sigurisë kombëtare.

Naso: E para, nuk je as mbret dhe as xhandar. Ke një vend këtu, respekto të tjerët. Si deputet për fyerje përgjigjes si gjithë të tjerët. Të lutem.

Xhaferraj: Nuk bëjmë llogari votash se i vidhni ju. Ku e gjeti cilësinë e ekspertit drejtori i Kadastrës?

Naso: Unë e di që ka bërë libra e të tjera, ti jap atë që i takon, të paktën në këtë fushë meriton respekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat