“AKSHI është paguar miliona euro…”, Meta: Po cënohet liria e mediave për hakerimet, besimi kthehet me dorëheqjen e Edi Ramës

Shqipëria

“AKSHI është paguar miliona euro…”, Meta: Po cënohet liria e mediave për hakerimet, besimi kthehet me dorëheqjen e Edi Ramës

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 13:25
Ilir Meta

Ish presidenti Ilir Meta u ndal sot tek sulmet kibernetike në vend, duke akuzuar kryeministrin Edi Ram se ka mashtruar lidhur me pasojat e vërteta që po pëson Shqipëria nga ky sulm. Sipas tij të prekur janë të gjithë që nga qytetarët e thjeshtë e deri tek investitorët e huaj. Meta theksoi se para dhe gjatë luftës në Ukrainë, ka mbledhur dy herë Këshillin e Sigurisë dhe u ka lënë detyra qeverisë për mbrojtjen kibernetike, por sipas tij asgjë nuk është bërë.

“Edi Rama ka mashtruar dhe vijon të gënjen, lidhur me pasojat e vërteta të këtij sulmi, ndaj partnerëve, qytetarëve, investitorëve vendas dhe të huaj. Si President unë i përmbusha detyrimet e mia. Paralajmërova institucionet para se të niste lufta në Ukrainë. Lidhur me masat e mbrojtjes tonë për sulmet kibernetike. Edhe pse u lash detyra dhe angazhime, përsëri u kam dërguar zyrtarisht me shkresë për të ndjekur gjithçka që ne ramë dakord. Edhe pasi ka ndodhur sulmi sërish bëmë një mbledhje, e njëjta temë diskutimi ishte angazhimi për mbrojtjen e sulmeve kibernetike.” tha Rama.

Meta u ndal edhe tek vendimi i prokurorisë, për të ndaluar mediat të publikojnë të dhënat e hakeruara. Sipas Metës kjo është një cënim i lirisë së media, ndërsa tha se AKSHI është paguar me miliona euro për mbrojtjen e të dhënave dhe nuk e ka kryer detyrën.

Sipas Ilir Metës, kryeministri Edi Rama vetëm duke dhënë dorëheqjen mund të kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet.

“Problemi është qeveria. Dhe sot pas 16 muajsh pasi plasi skandali. Hakerimi që vetë qeveria bërë me patronazhistët për shantazh. Po të keni parasyshë që prokuroria të kishte lëvizur nuk do të ishim këtu sot. Prokuroria duhet të ikte tek AKSHI dhe qeveria që janë paguar qindra milion euro. Edhe kemi pasur 15 muaj sulme. Prokuroria vajti tek mediat. Dhe situata është kjo. Këta nën pushtetin e Ramës shkelin ligjet. Kjo nuk është zgjidhje është një mase frikësuese. Kjo cënon lirinë e mediat. Se ishte dhe media Britanike ndërkombëtare që kishte publikuar. Nuk është bërë deri më sot përgjegjës askush. I gjithë shteti ka dalë lakuriq. Është moment shumë i rëndë. Vetëm dorëheqja e Edi Ramës mund të vendos besimin e qytetarëve tek institucioneve. Vetëm dorëheqja e tij vendos besimin tek shteti dhe tek institucionet.” tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat