Ngjela: Do ketë fillim të çështjeve penale, ja kush e ka radhën dhe rrezikohet nga SPAK

Shqipëria

Ngjela: Do ketë fillim të çështjeve penale, ja kush e ka radhën dhe rrezikohet nga SPAK

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 08:29
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv në lidhje me aksionet e prokurorisë speciale anti-korrupsion SPAK dhe lëvizjet e saj së fundmi. Ngjela deklaroi se do të ketë fillim të çështjeve penale pasi korrupsioni në vend është i madh dhe se thirrjet në Prokuorinë Speciale janë sekrete.

“Lëvizjet e SPAK-ut janë shumë sekrete. Blinkeni thotë që SPAK e drejtojnë ata. Do presim lëvizjen e tyre. Korrupsioni këtu është i madh. Ligji është antikorrupsion, i ka të gjitha pikat, tani presim zbatimin e tij. Ligji u zbatua duke krijuar SPAK-un. Fakti që drejtohet nga SHBA unë besoj se do e çojnë deri në fund. Thirrjet në hetuesi janë normale. Ashtu fillon procesi. Fakti që i kanë thirrur tregon që ka nisur një proces. Do bëhet apo jo do presim. SPAK nuk përdoret politikisht. E kam thënë i pari që goditjet do fillojnë majtas. Kritika duhet të fillojë nga vetja, kjo është doktrinë. Marrëdhëniet me Perëndimin i ka mirë, ndërsa zhvillimin e brendshëm nuk e ka mirë. Nuk ka prodhim industrial. Shqipëria po jeton me remitanca, eksportin e ka të vogël, dhe rrogat janë të ulëta. Sipas llogaritjeve të mia me disa ekspertë të fushës rroga minimale duhet të jetë 1 mln lekë dhe pensioni 500 mijë lekë të vjetra. Do ta bëjë Rama këtë? Unë e kam denoncuar dhe më kanë thënë që do realizohet. Mos ngritja e rrogave sjell largimin e të rinjve nga Shqipëria”, deklaroi ai.

Ndërkohë, avokat Spartak Ngjela, ka folur edhe për financimet ruse në Partinë Demokratike, duke u ndalur edhe tek qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha. Prerë dhe qartë, Ngjela theksoi se përhapja e politikës ruse në Shqipëri është e vështirë sepse sipas tij prezenca amerikane është shumë më e madhe.

Madje ai u shpreh se Berisha po mundohet të justifikojë veten, pasi ka dhe ai gisht në këtë skandal. Sipas avokatit, nuk ka asnjë shans që Basha të jetë paguar nga rusët pa dijeninë e Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat