U përfol për lidhje me një sheik nga Dubai, Floriana Garo: Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar

Shqipëria

U përfol për lidhje me një sheik nga Dubai, Floriana Garo: Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:33
Floriana Garo

Floriana Garo ka folur për thashethemet që qarkulluan para se të martohej me avokatin, Enis Daci, se ajo kishte pasur një lidhje me një sheik. Dhe siç shkruhej, sheiku e kishte ndihmuar të ecte përpara. Në një intervistë, ajo tha se ky ka qenë thashethemi më i çuditshëm që ka dëgjuar për veten.

“Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara.”, u shpreh Floriana në Glamour Zone duke iu përgjigjur pyetjes se “cili është thashethemi më i pavërtetë që ke dëgjuar për veten, por që ka qarkulluar shumë nëpër media?”

“Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv.”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat