Berisha mesazh kryeministrit: I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin

Shqipëria

Berisha mesazh kryeministrit: I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 14:39
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në një takim me banorët e Lazaratit.

Ai i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, teksa tregoi dhe atë që i ka thënë një mik i tij për ‘skenarin’ e qeverisë për Libohovën dhe Lazaratin.

“Një mik i imi në Libohovë më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur se Libohovën dua ta vë në heshtje e Lazaratin ta shpërbëj fare.

I them Edi Ramës Lazarati është këtu e s’ka forcë në botë që mund ta shpërbëjë Lazaratin.
Lazaratin u përpoqën ta shëprbëjnë diktatura mizore e etërve të tu por ata përfunduan në koshin e plehrave të historisë kurse Lazarati mbeti bastion i lirisë, i burrave dhe grave të lirë, krenarë për karakterin e tyre e qëndrimin e tyre.

Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë të përsekutimit të Lazaratit do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë.

Unë kam ardhur këtu te ju, për t’u zotuar përpara jush, se me deputetin tuaj, me Dasho Alikon, i cili në një moment kritik kur regjimi u vërsul me egërsi ndaj jush, qëndroi me ju dhe nuk u mposht.
Kam ardhur këtu për t’u zotuar se potencialet tuaja do kenë prosperitetin që meritojnë.
Këtë regjim ta përzëmë sa më shpejt dhe të vendosim demokracinë në Shqipërinë.
Unë kam ardhur për të dëgjuar zërin tuaj, propozimet tuaja, mençurinë tuaj, që do jenë pjesë e rëndësishme e programit të PD-së”,
u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat