​29 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri

Shqipëria

​29 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 20:44
Ilustrim

29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 561 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në në Shqipëri.

16 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamzë, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër.

Sipas Ministrisë së Shdëndetësisë, janë 344 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat