Endrit Dokle pak kohë më parë u mor në pyetje për zhdukjen e Ervis Martinajt! Si doli emri i tij në dosjen e SPAK

Shqipëria

Endrit Dokle pak kohë më parë u mor në pyetje për zhdukjen e Ervis Martinajt! Si doli emri i tij në dosjen e SPAK

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme (8 tetor) u shoqërua në ambientet e policisë, Endrit Dokle, një eksponent i botës së krimit në Shqipëri. Pak kohë më parë, ai u morë në pyetje për zhdukjen e mistershme të Ervis Martinajt, pasi familjarët e këtij të fundit ngritën akuza se prapa zhdukjes së djalit të tyre qëndron pikërisht Dokle.

Në dosjen hetimore të SPAK, në lidhje me krimet ku është përfshirë Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.

Në dëshminë e tij, Dumani, ka deklaruar se nuk donte të vriste Doklen. Gjithashtu ka treguar se i ka marrë paratë Ervis Martinajt, një shumë prej 100 mijë euro por nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen.

Në dosjen e plotë hetimore e cila është publikuar pak muaj më parë bëhet me dije se ndër të tjera, Martinaj ka qenë i interesuar posaçërisht për vrasjen e Endrit Dokles, ish-anëtarit të bandës së Durrësit, më vonë rival i përbetuar i Lulzim Berishës. Dokle la qelinë në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat