Mamaja e tij blinte rroba në Kosovë: Si u zbulua baza e Dumanit dhe arratisja e tij para syve të policisë?

Shqipëria

Mamaja e tij blinte rroba në Kosovë: Si u zbulua baza e Dumanit dhe arratisja e tij para syve të policisë?

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 09:42
Nuredin Dumani

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionet e dështuara të Policisë së Shtetit për kapjen e të shumërkuarit Nuredin Dumani në Kosovë. Në media është zbuluar se lokalizimi i vendodhjes së tij në Kosovë është bërë nëpërmjet mamasë së tij. Kjo e fundit shkonte blinte rroba të përdorura në Kosovë dhe më i pas i shiste në Durrës.

Mamaja e Dumanit është ndjekur nga një ekip i "FAST" dhe nëpërmjet këtij gjurmimi është zbuluar se ai fshihej në Gjilan. Për të arrestuar Dumanin në muajin shkurt dhe mars 2022, anëtarë të dy njësive speciale policore skuadrës operacionale dhe FAST kanë qënë në Kosovë dhe kanë rrethuar pallatin ku fshihej Dumani.

Por pavarësisht informacionit të saktë për vendndodhjen e tij, policia nuk ka mundur ta arrestojë dhe është kthyer duarbosh në Tiranë. Mosarrestimi i Dumanit në Kosovë, në një kohë që informacionet për vendndodhjen e tij ishin të sakta kanë ngjallur dyshime të forta se dikush brenda policisë e ndihmoi atë të ikë fillimisht në Pejë e më pas në Prizren.

Nuredin Dumani ka hyrë në Shqipëri në mesin e muajit mars nëpërmjet Pikës Kufitare të Kalimit në Morinë, Kukës. Edhe në këtë rast ai iu ka shpëtuar kontrolleve të policisë dhe ka ardhur i qetë deri në Fier ku është arrestuar më 29 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat