U shoqërua në policinë e Tiranës, lirohet Endrit Dokle!

Shqipëria

U shoqërua në policinë e Tiranës, lirohet Endrit Dokle!

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 09:55
Endrit Dokle

Endrit Dokle është liruar nga policia e Tiranës, pasi u shoqërua pasditen e djeshme. Ai u ndalua teksa ishte duke lëvizur në automjet bashkë me Fatjon Muratin dhe Gentjan Reçin.

Sipas News 24, bashkë me Doklen, pas verifikimeve të kryera nga uniformat blu është liruar edhe kunati i tij Gentjan Reçi. Nga ana tjetër Fatjon Murati është mbajtur në qeli për veprën penale për të cilën kërkohej, armëmbajtje pa leje.

Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Kurbinit pasi emri i tij doli në hetimet pas masakrës së Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Nga ana tjetër, vetë Dokle u mor në pyetje nga policia pak javë më parë pas dyshimeve të familjarëve të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në lidhje me zhdukjen e djalit të tyre.

Kjo pasi emri i Martinajt u nxor nga i penduari i Drejtësisë Nuredin Dumani i cili tha se kishte marrë një porosi nga “Mbreti” i lojërave të fatit për elimunuar Doklen kundrejt një pagese prej 500 mijë eurosh.

Dokle mohoi të ketë gisht në zhdukjen e Martinajt i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 Gusht. Prej disa ditësh policia ka nisur kontrolle të shumta në disa qytete për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat