Zgjedhjet vendore, Berisha: Në një vit ndryshuam PD-në, vendosëm votën si përcaktuese të drejtuesve

Shqipëria

Zgjedhjet vendore, Berisha: Në një vit ndryshuam PD-në, vendosëm votën si përcaktuese të drejtuesve

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 10:37
Sali Berisha

Sali Berisha në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore paraditen e sotme pranoi se PD ka kaluar nëpër një porces, të cilin e cilësoi më të vështirin ndër vite.

BerishaPD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet. Ne jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës. Ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri e cila mund të përmblidhet me dy fjalë , qeveri e bazuar në skandale. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë një udhëtim topitës. Dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja e Edi Rama është i pamundshëm dhe opozita si të thuash i bën fresk atij.  Opozita ndodhej para dy zgjedhjeve “to be or not to be.”

Unë mendova se duhet të ekzistonte, por duhej të paraqitej para shqiptarëve si një parti tërësisht e ndryshuar. Ndryshe ata nuk kanë asnjë arsye që të na besojnë ne. Për një vit ne ia kemi dalë të paraqitemi si parti e ndryshuar para tyre. Kemi vendosur votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së.

Berisha shtoi se duke votuar, u vendos një standard i ri gjatë këtij viti. U vendosën primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendorë dhe iu dha fund meritokracisë. Kjo është rruga e sigurt për të shmangur autokracinë në parti dhe në vend edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat