Berisha porosi strukturave të PD: Ata kanë 2-fishin e postimeve tona! Duhet të ecim drejt shtresës gri

Shqipëria

Berisha porosi strukturave të PD: Ata kanë 2-fishin e postimeve tona! Duhet të ecim drejt shtresës gri

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka porositur strukturat e Partisë Demokratike që të shtojnë angazhimin në rrjetet sociale si formë komunikimi me shtresën gri të elektoratit.

Berisha u shpreh se sot partia në pushte ka një dominancë me postimet në rrjetet sociale edhe pse sipas tij interesi për ta është dy herë më e ulët se për opozitën.

“Partia në pushtet sot na dominon në rrjetet sociale. Kanë më shumë se 2-fishin e postimeve në krahasim me ne. Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i madh për opozitën.

Por sa e shfrytëzojmë ne këtë gjë?! Duhet të ecim drejt shtresës gri. Kjo përcakton fitoren. Duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, u shpreh Berisha.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat