“Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”- Ilir Meta ndan mesazhin me qytetarët: Gjithmonë i hapur për transparencë!

Shqipëria

“Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”- Ilir Meta ndan mesazhin me qytetarët: Gjithmonë i hapur për transparencë!

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 15:30
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për qytetarët këtë të dielë, nëpërmjet të cilit u bën thirrje t’i japin fuqi, në mënyrë që t’iu japë atyre më pas llogari.

Me anë të një videoje të shkëputur nga një intervistë në studion e News24, Meta nënvizon se ka qenë gjithmonë i hapur për llogaridhënien dhe transparent.

“Gjithmonë i hapur për llogaridhënien, gjithmonë transparent. Kam vetëm një mesazh për shëiptarët: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”, thekson Meta në pjesën e videos së prerë.

Ndërsa në mbishkrimin e postimit me anë të së cilit ka shpërndarë videon, Meta thotë se “Koherenca ime ka qenë absolute në raport me demokracinë, Kushtetutën dhe integrimin europian. Kam vetëm një mesazh për shqiptarët: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat