Fëmija shfaq temperaturë, mjekja tregon cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë prindërit

Shqipëria

Fëmija shfaq temperaturë, mjekja tregon cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë prindërit

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 17:44
Sonila Brati

Mjekja Sonila Brati në një intervistë për Ora Neës tregoi foli rreth virozave të cilat prekin fëmijët në këtë stinë.

Brati tha se janë 2, 3 viroza që qarkullojnë.

Sonila Brati: Janë 2, 3 viroza që qarkullojnë. Kryesisht janë të shoqëruara me temperature të larta që shkojnë te 39 deri 40. Që mund të shkojnë deri në 5 ditë ose më tepër. Infeksionet e rrugëve të poshtme janë rikthyer këto ditë. Vjeshta ka një rikthim të virozave të fëmijëve që preken. Është një situatë që ishte e pritshme. Ka një ndërgjegjësim të prindërve ndaj fëmijëve, kur shfaqin probleme drejtohen te mjeku.

Sakaq ajo rendit dhe gabimet që bëjnë prindërit me fëmijët në rastet kur ata janë sëmurë.

Mjekja Sonila Brati tha:

“Ka disa gabime që prindërit i bëjnë.

E para nëse fëmija ka temperaturë të lartë drejtohen direkt e në urgjencë, nuk presin që temperature të bëjë kohën e saj të rënies dhe pastaj të drejtohen te mjeku.

Dhënia e paracetamolit ose ebubrofen në kohën kur në është e nevojshme dhe mosdhënia në kohë çon në temperaturë të ulët. Ose lënia për një kohë të gjatë me temperaturë dhe pastaj mund të paraqiten te mjeku ditën e katërt ose të pestë.

Ka raste kur ne ju rekomandojmë një mjekim dhe ata nuk e nisin pasi mendojnë se fëmija mund ta kalojë dhe pastaj kthehen sërish tek ne në situatë të agravuar. Këto janë probleme që prindërit bëjnë kur fëmijët kanë temperaturë ose ndonjë virozë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat