Humb tragjikisht jetën fermeri në Divjakë

Shqipëria

Humb tragjikisht jetën fermeri në Divjakë

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Një fermer ka humbur në mënyrë tragjike jetën në Divjakë teksa ishte duke punuar te toka e tij. Policia bën me dije se 72-vjeçari ishte duke punuar me frezë dore teksa për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin e saj duke pësuar dëmtime të shumta, të cilat shkaktuan humbjen e jetës.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat