E vrau për t’i marrë orën “Rolex” dhe bizhuteritë e shtrenjta! Ky është autori i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonajt

Shqipëria

E vrau për t’i marrë orën “Rolex” dhe bizhuteritë e shtrenjta! Ky është autori i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonajt

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 00:01
Kristjan Cenaj dhe Mariglen Gjonjat

Kristjan Cenaj është autori i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonjat rreth 7 vite më parë në zonën e Mamurrasit.

Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis si çdo ditë për të shkuar në shkollë më 18 maj, por nuk u kthye më në banesë.

Eshtrat e tij u gjetën 7 vite më vonë pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe dhe  policia informoi se “nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.”Autori i dyshuar raportohet se vrau Mariglen Gjonajn, në atë kohë 16-vjeç, për t’i vjedhur sendet me vlerë që ai mbante në ditën kur u zhduk.

Mësohet se viktima kishte me vete orë të markës Rolex dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 10 milion lekëve të vjetra.

“Ndalimi  tij është bërë  pasi më datë 18.05.2015, shtetasi në fjalë dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur”, informuan blutë e Lezhës.

Kristjan Cena akuzohet për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat