Tragjedia e Klosit, 17 vjecari i dashuruar me vajzën e vrasësit: Vdes dhe babai i adoleshentit!

Shqipëria

Tragjedia e Klosit, 17 vjecari i dashuruar me vajzën e vrasësit: Vdes dhe babai i adoleshentit!

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë nisur të dalin në dritë mbi ngjarjen tragjike të Klosit, ku pasi vrau at e bir, Ilir dhe Kenado Shira, autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes me shpresën t`i largohej policisë. Pork ur kuptoi se kjo do të ishte e vështirë, autori ka vrarë veten larg vendit të ngjarjes.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula.  U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri.

Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” thanë burime të policisë.Sipas këtyre të fundit, duket se shkak të tragjedinë është bërë një histori dashurie mes dy adoleshentëve.17-vjeçari Kenard Shira që mbeti i vdekur, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri. Familja Mjeshtri nuk e pranonte lidhjen, dhe shkuan në një lokal në qendër të Klosit për t’u sqaruar.

Fiqiriu kishte marrë me vete dhe dy vëllezërit, Besnik Mjeshtrin që ishte polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtrin. Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për t’u sqaruar me familjen e vajzës. Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Të vdekur mbetën babë e bir të familjes Shira, ndërsa episodi shkaktoi panik mes banorëve të pranishëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat