"Qeveri hajdute" Vasili me tone të ashpra: Maxhoranca nuk ndaloi shpenzimet e luksit edhe gjatë krizës

Shqipëria

"Qeveri hajdute" Vasili me tone të ashpra: Maxhoranca nuk ndaloi shpenzimet e luksit edhe gjatë krizës

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 17:18
Petrit Vasili

"Qeveri hajdute!" Kështu e ka cilësuar Partia e Lirisë shembullin e kabinetit “Rama 3”.

Në një deklaratë për mediat Petrit Vasili thekson se mazhoranca aktuale nuk i ka ndalur shpenzimet e luksit edhe përgjatë krizës ekonomike që sipas tij është reflektuar në çdo sektor në vend.

"20 milion për të monitoruar me kamera rrugët. 4 milion e ca euro që të bëjë instalacion prej druri që si hyn në punë as dreqit. 4 milion e ca euro të tjera për kalanë e Tepelenës.

Ministria e Financave harxhon 380 mln lekë të vjetra për propagandë. Bashkia e Tiranës 370 mln për karrige, 600mln lekë Ministria e Mbrojtjes për aktivitetet relaksuese. Nuk mungojnë të paguajnë rregullisht incineratorët," tha ai.

Deputeti i Partisë së Lirisë, ka sjellë në vëmendje dhe fondet e miratuara prej qeverive të rajonit për të mbështetur familjet në nevojë dhe pensionistët

"Ç'do të ndodhte në Maqedoni e në Mal të Zi, çmimi i naftës 30% më i lirë. 350 mln euro është paketa e ndihmës për situatën e rëndë në Maqedoni. Paketa e qeverisë së Rilindjes nuk është as 50 mln.

Pensionistëve në Maqedoni i japin 100 € ndihmë në muaj, në Shqipëri u japin gjithsej 1000 lekë. Në Shqipëri qeverisin hajdutë të babëzitur," tha ai.

Edhe një herë Vasili ka kërkuar nga kryetarja e kuvendit që të fusë në rendin e diskutimet nismat e paraqitura prej  partisë së lirisë, që sipas tij synojnë rritjen e të ardhurave dhe uljen e çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat