Majko: Dosjet e ish- Sigurimit nuk janë si postimet në Facebook

Shqipëria

Majko: Dosjet e ish- Sigurimit nuk janë si postimet në Facebook

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 16:03
Pandeli Majko

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, njëkohësisht edhe anëtar i komisionit parlamentar të Ligjeve, shperehu rezerva, në lidhje me projektligjin e PD-së për “Lustracionin”.

Majko, në fjalën e tij, u shpreh se çështja ku ndahet PD dhe PS është se mazhoranca është për hapjen e dosjeve, sipas të gjitha propozimeve, si një marrëdhënie mes viktimës dhe dosjes.

Ju doni që dosja të bëhet si Facebook. Ajo që po kërkon edhe relatorja, si dhe ato që tha kryetarja e komisionit të Ligjeve, është se kemi të bëjmë me afate. Po diskutojmë për fatin e viktimave. Ti (Alibeaj) tani do që të na vësh ne në pozitë ë vështirë, që të thuash maxhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Po diskutojmë për një dramë“- tha Majko.

Sipas tij, legjendat për spiunët që kanë mbajtur në këmbë regjimin komunist janë të pavërteta.

"Ne e bëjmë diskutimin sikur të gjithë sistemin e paskan mbajtur këta! Mos insistoni kaq shumë për t’i futur një „bojë të djathtës“, që e keni bërë fërtele. Ka pasur Sigurim Shteti më 29 nëntor?! E kishin mendjen ata që po vriteshin për të ndërtuar burgun e Burrelit?! Nëse duam të bëjmë retorikë, pas 30 vitesh, këto janë budallëqe. Të na thoni se ne nuk donim të hapnim dosjet nuk ka kuptim“- tha Majko.

Sipas tij, propozimet që vijnë nga Autoriteti i Dosjeve kanë mirëkuptim, pasi në dosje ka detaje që vetë viktima nuk është i interesuar.

"Janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur. Nuk më takon mua ta them këtë, por duhet ta thoni ju. Vjen këtu e diskuton si adoleshent“- i’u drejtua Majko, Alibeajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat