Ambasadorja Yuri Kim takim me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, zbardhet mesazhi i diplomates amerikane

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim takim me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, zbardhet mesazhi i diplomates amerikane

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:40
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar të martën ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane thotë se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin mes Shqiperise dhe SHBA-se për mbrojtjen, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike te Shqiperise.

Udhëheqësit amerikane- duke përfshirë Shefin e Mbrojtjes amerikane në takimin ministror të NATO-s në tetor – e kanë bërë të qartë se ne dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e #NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkruan diplomatja Yuri Kim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat