Një vit pas përdhunimit të së miturës, arrestohet shqiptari në Mallakastër

Shqipëria

Një vit pas përdhunimit të së miturës, arrestohet shqiptari në Mallakastër

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar për dhunë seksuale ndaj një vajze të mitur në Mallakastër.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se arrestimi i tij ka ndodhur një vit nga ngjarja e ndodhur, kur shtetasi me iniciale L.B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, pa dëshirën e saj.

Gjykata e Fierit, me vendim të datës 5 prill 20222 ka caktuar për 19-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Ndërsa, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat