A do të ketë “sherre” mes garuesve të Primareve? Këlliçi: Do t’i shtrëngoj dorën fituesit dhe do të punoj për të

Shqipëria

A do të ketë “sherre” mes garuesve të Primareve? Këlliçi: Do t’i shtrëngoj dorën fituesit dhe do të punoj për të

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 21:46
Ilustrim

Shpesh herë beteja brenda vetes sjell rrezikun rrezikun që kandidatët dhe ekipet e tyre të mos punojnë më për kundërshtarin që ishin në garë.

Lidhur me këtë garuesi në Primaret e PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se do të jetë i drejtë si në rast fitoreje por edhe në humbje, duke theksuar se nëse humbet garën do t’i japë dorën kundërshtarit brenda partisë.

Xhafo: Beteja brenda vetes, a sjell rrezikun që kandidatët dhe ekipet tyre të mos punojnë më për PD pas primareve? Çfarë do të bësh ti që të mos prishësh frymën miqësore (rasti i zgjedhjeve për FRPD 2015 ku marrëdhëniet me Salianjin nuk shkuan ashtu siç duhej.

Këlliçi: Për fat të mirë në rastin tim, ke të bësh me një politikan që i ka provuar shijet e fitores dhe të humbjes. Nuk kam hedhur baltë mbi procese dhe kam njohur edhe fitoren dhe humbjen. Kam përshëndetur garuesit dhe kam qenë krah tyre në Parlament. Do njoh çdo rezultat, nuk i bëj bisht garës. Çdo garë prodhon konflikt dhe debat, por duke qenë se kandidaturat që flitet deri tani  janë të spikatura dhe janë qytetare. Janë vlerë për PD dhe kushdo që do të fitojë. Edhe ai me pak vota është më i mirë se Veliaj. Unë nëse futem dhe shpallem fitues, të parëve dorën do ua shtrij rivalëve në garë. Nëse unë nuk fitoj kushdo që do të fitoj, do i shtrëngoj dorën dhe nga ajo datë deri me 12 Maj unë do jem në fushatë kundër Erion Veliajt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat