Deputetja e PD-së ngre alarmin dhe nxjerr zbuluar Ramën: Qeveria gënjen, po fsheh borxhin

Shqipëria

Deputetja e PD-së ngre alarmin dhe nxjerr zbuluar Ramën: Qeveria gënjen, po fsheh borxhin

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 10:04
Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë për fshehjen e borxhit pasi sipas saj në projektbuxhetin e vitit 2023 nuk janë deklaruar plot 1 miliard euro borxh që vjen nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku, tha se ato vijnë nga zëra që qeveria i cilëson si të suksesshme, por që janë gropa e madhe e borxhit publik dhe një premtim i pa mbajtur. Teksa renditi shkaktarët e rritjes së borxhit, Tabaku hodhi akuza se procesi i rindërtimit po nuk po vazhdon me kredi të butë, por nga 1 miliard euro 700 milionë prej tyre janë me 3.75 për qind interes.

Reagimi i saj:

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi dje se qeveria ka parashikuar marrjen e një Eurobondi prej 500 milionë eurosh, nëse kushtet janë të favorshme.

“Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto është 55 miliardë lekë, 25 miliardë nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 miliardë përmes financimit nga tregjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, qeveria do dalë në Eurobond të ri me vlerë minimale 500 miliardë euro.

Përgatitjet për emetimin e Eurobondit tashmë kanë filluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila do të jetë gati në fillim të vitit 2023 për të dalë në tregjet ndërkombëtare.

Dalja në Eurobond do të bëhet vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të pranueshme për të realizuar një transaksion të suksesshëm në vlerë, normës së interesit dhe afatit.

Duke ditur pasiguritë e larta që mund të kenë tregjet financiare, Ministria e Financave dhe qeveria ka kohë që po shtyjnë përpara materializimin e një mbështetje buxhetore pre 240 milionë eurosh”, u shpreh ministrja, ndërsa shtoi se:

“Në vitin 2023, parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektiv rritja e jetëgjatësisë në borxhin e brendshëm, aktualisht është 830 ditë, nga 739 ditë që ishte në 2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat