Rama s’iu zbret patikave “Adidas” as në Samitin e Berlinit

Shqipëria

Rama s’iu zbret patikave “Adidas” as në Samitin e Berlinit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:52
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama shquhet për veshjen e tij të pazakontë në radhët e diplomacisë ndërkombëtare. Nuk ka se si të ishte ndryshe as në Samitin e Berlinit, që u mbajtë këtë javë.

Rama duket se parapëlqen atletet e markës “Adidas”, të cilat i zgjedh edhe për paraqitjet e tij ndërkombëtare.

Në Samitin e Berlinit, ai kishte veshur një kostum më të gjerë, të cilin e ka kombinuar me atletet e markës së “tri vijave”.

Kryeministri shqiptar zakonisht dallon nga bashkëpjesëmarrësit në ngjarjet ndërkombëtare për nga veshja e tij. Kështu duket edhe në një fotografi të shkrepur gjersa po diskutonte me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentet e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Rama atletet e njëjta i ka veshur edhe gjatë daljeve të tij në terren, në Shqipëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat