U pezullua për dhunim të nxënësve, reagon mësuesi i anglishtes: Në 30 vite arsim, nuk kam pasur probleme

Shqipëria

U pezullua për dhunim të nxënësve, reagon mësuesi i anglishtes: Në 30 vite arsim, nuk kam pasur probleme

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Mësuesi Alban Fetolli i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, ka reaguar pas pezullimit nga puna.

I kontaktuar nga korrespondentja e Gazetës Shqiptare, ai i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura.

Ai thotë se këto akuza mund të jenë stisur nga disa kolegë të tij.

Fetolli: Unë kam 30 vjet që punoj dhe kontribuoj në arsim dhe kurrë nuk kam pasur probleme të tilla edhe në kohën kur kam qenë drejtues i ZA Devoll apo pozicione të tjera, nuk kam pasur probleme kurrë me kolegët aq më tepër me nxënësit. Prej 30 vitesh punoj me pasion për edukim, nuk kam pasur kurrë as thyerje displinore apo vërejtje për punën time, jam i bindur akuzat janë të stisura nga kolegë, të cilët keqpërdorin fëmijët, koha do ti vërtetojë.

Ndërsa i pyetur se çfarë rruge do të ndjekë për personat dhe kolegët që dyshon, nëse do i kallëzojë penalisht për shpifje apo jo, Fetolli shprehet se është duke e menduar këtë të gjë, por ende nuk e ka vendosur.

Fetolli i cili punonte si mësues i anglishtes në shkollën 9-vjeçare, u pezullua nga detyra pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij. Madje, një prej nxënësve ka thënë se ai i godiste me shishe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat