​3 qytetarë të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria

​3 qytetarë të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 18:27
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 86 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në këto Bashki:

Nga 1 qytetarë në Tiranë, Lushnje, Selenicë.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,129 që nga fillimi i epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat