Lufta në Ukrainë/ Ambasadorja Amerikane në OKB ‘shigjeton’ Putinin nga Shqipëria

Shqipëria

Lufta në Ukrainë/ Ambasadorja Amerikane në OKB ‘shigjeton’ Putinin nga Shqipëria

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 07:22
Linda Thomas-Greenfield gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu

Ambasadorja Amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” foli për çështjen e Ukrainës , ndërsa e cilësoi atë një luftë të paprovokuar.

Greenfield, pohoi se ky është një sulm ndaj të gjitha dhe kartës së OKB-së.

“Do të vazhdojmë t’i dënojmë. Dhe kur të mos mundemi në skenën e Këshillit të Sigurimit, do ta çojmë në Asamblenë e Përgjithshme, siç e kemi bërë dy herëdhe ata kanë humbur”, tha ndër të tjera Ambasadorja Amerikane në OKB, referuar qëndrimeve të perëndimit ndaj Rusisë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: A mund t’ju pyes për çështjen më të rëndësishme në botë? Tema në botë tani është lufta në ukrainë. Normalisht, a ka ndonjë mënyrë për paqe në Ukrainë? Dhe cilat janë vijat e kuqe në këtë proces?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mënyra më e drejtpërdrejtë drejt paqes në Ukrainë është që Rusia, që Putin të tërheqë të gjitha trupat jashtë Ukrainës. Kjo është një luftë e paprovokuar. Nuk kishte asnjë arsye që Presidenti Putin të fuste trupat brenda Ukrainës. Dhe kemi punuar bashkë për t’i izoluar në Këshillin e Sigurimit dhe për t’i izoluar në Asamblenë e Përgjithshme. Janë dënuar me forcënga bota për veprimet e tyre.U bëmë 143 vende bashkë për të dënuar ankesimet ose aneksimet e tentuara të tyre në Ukrainë. Dhe ata e kanë dëgjuar fort dhe qartë se nuk do ta njohim kontrollin e Rusisë mbi territorin ukrainas që kanë pushtuar.

Blendi Fevziu: Po, kjo është e sigurt. Por problemi është që Putini ka bërë të vetat territore në Ukrainë pas një referendumi të rremë dhe me një vendim të parlamentit rus. Asnjë vend në botë nuk mund ta pranojë këtë pushtim. Por tashmë ata janë nën protektoratin, protektoratin nuklear të Federatës Ruse. A ka ndonjë mundësi që ato territore t’I kthehen Ukrainës?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ukrainasit po luftojnë me çdo qelizë të trupit për të rimarrë kontrollin e territorit të vet dhe ne po i mbështesim në çdo mënyrë të mundshme që të rimarrin kontrollin e territoreve të tyre.

Blendi Fevziu: Mendoni se do të jetë luftë e gjatë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Nuk mund ta parashikoj sa e gjatë do të jetë lufta. Do të mbarojë nesër nëse Rusia merr vendimin t’i tërheqë trupat që aty. Ukrainasit do të duhet të luftojnë sepse ditën që ndalojnë së luftuari, humbasin vendin e tyre.

Blendi Fevziu: Jo vetëm ata. Gjitha bota e lirë, në një këndvështrim.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është një luftë. Është sulm ndaj të gjitha vlerave që përfaqësojmë. Është një sulm ndaj Kartës së OKB-së. Është një sulm ndaj sovranitetit të një vendi më të vogël, ndaj integritetit territorial të atij vendi. Dhe do të duhet të punojmë të gjithë për t’i mbrojtur. Dhe kemi qenë partnerë në Këshillin e Sigurimit në mbrojtje të Ukrainës.

Blendi Fevziu: Ju bëj edhe një pyetje tjetër dhe pastaj Ambasadorit Hoxha. Normalisht, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një shkelje e të gjitha rregullave të botës dhe veçanërisht të Kartës së OKB-së. A mundet Rusia të vazhdojë të jetë një anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara pas këtiij pushtimi?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: E dini, fatkeqësisht, janë anëtar i Këshillit të Sigurimit dhe…

Blendi Fevziu: Por, në një botë të re tashmë, sepse është e para herë që prej Luftës së Dytë Botërore që sulmohet një vend pa asnjë justifikim.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është një pyetje absolutisht me vend. Është një botë e re, jo vetëm kanë sulmuar një vend tjetër dhe janë anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit; kanë kërcënuar të përdorin edhe armë bërthamore. Dhe nuk janë këto veprimet që pret nga një vend që është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.

Ambasadori Hoxha: Dhe nëse mund të plotësoj Ambasadoren, janë ligjërisht një anëtar i Këshillit të Sigurimit, anëtar i OKB-së, por moralisht kanë humbur absolutisht çdo gjë për të qenë një anëtar i një bashkësie të respektuar si Kombet e Bashkuara, sepse siç e vutë në dukje me të drejtë, Karta dhe Neni 2, i cili flet për vendet që duan paqen dhe janë pjesë e bashkësisë, bashkësisë së kombeve, pra Kombeve të Bashkuara. Pra moralisht, kanë humbur absolutisht çdo gjë që kanë, por ligjërisht, po, sistemi është i tillë.

Blendi Fevziu: E dini, ai vend është problem gjithashtu. Nëse lufta vazhdon, Rusia do rrijë brenda territorit. Ata janë të pushtuar. Nuk është më territori i tyre. Dhe ata do vazhdojnë të qëndrojnë në Këshillin e Sigurisë së kombeve të Bashkuara. Kjo është disi absurde.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është një pyetje e ngritur shpesh, për të gjithë ne është diçka që e mendojmë rregullisht. Duhet të merremi me atë që kemi në tryezë tani dhe do të vazhdojmë t’i izolojmë. Do të vazhdojmë t’i dënojmë. Dhe kur të mos mundemi në skenëne Këshillit të Sigurimit, do ta çojmë në Asamblenë e Përgjithshme, siç e kemi bërë dy here dhe ata kanë humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat