Blushi i përgjigjet Ramës për portin e Durrësit: Je i kapur mat! Ndrysho mallin dhe thith sa më shumë ajër

Shqipëria

Blushi i përgjigjet Ramës për portin e Durrësit: Je i kapur mat! Ndrysho mallin dhe thith sa më shumë ajër

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:44
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi pas deklaratave të Ramës në adresë të Ilir Metës në lidhje me portin e Durrësit.

Sipas Blushit, nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.

Ai paralajmëron se kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt.

"Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama. Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal!Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t'i shpëtosh kurrë!" përfundon Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat