Lëvizte me automatik me vete, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Lëvizte me automatik me vete, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan, Elbasan. Falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin Emiljan Hysa, i cili po lëvizte me armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Emiljan Hysa, 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat