Berisha për Portin e Durrësit: Pas kompanive guackë fshihen Edi Rama dhe vëllezërit Karriç

Shqipëria

Berisha për Portin e Durrësit: Pas kompanive guackë fshihen Edi Rama dhe vëllezërit Karriç

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:23
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal gjatë mbledhjes së Kryesisë të PD-së tek ligji për privatizimin e Portit të Durrësit. Në fjalën e tij Berisha theksoi se projekti për ndërtimin e portit i ka rrënjët në Beograd përmes vëllezërve Kariç.

Sipas tij pronarë të vërtetë të Portit të Durrësit të cilët fshihen pas kompanive guackë janë Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko.

Berisha tha se pas vendosjes së sanksioneve për lidhjet me Lukashenkon, vëllezërit Karriç kanë shitur kompanitë në Emiratete e Bashkuara Arabe, më pas këto kompani janë kontraktuar sipas tij për projektin e Portit të Durrësit.

“Lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet vëllezërve Kariç. Vëllezërit Kariç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunimin me Lukashenkon kompanitë e tyre i shitën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vëlllezërit Kariç i shitën kompanitë 30 herë më të ulëta se çfarë i kishin, bëhet një formalitet por ata janë përfaqësuesit e Vuçiçit dhe Lukashenkos në Dubain e Edi Ramës. Por Edi Rama mbetet aksioneri më i madh. Pse e them unë këtë? S’mund t’i fsheh një kryeministër qytetarëve 60% të aksionerëve, kjo ndodh vetëm kur fshihesh vetë pas saj. Ai kërkon të mbulojë me këtë vepër aferën e djegësave, ku është vetë ideator dhe organizator.

Kjo do të marrë ndëshkim popullor, ndaj dhe përballja me këtë klan është kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat